×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan i jep fund jetës

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjilan, ku një femër dyshohet se i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës. Bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

    Rrethanat se si ka ndodhë rasti ende nuk dihen, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

    “Vdekje e dyshimtë” Sot me 21 korrik 21 rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore. Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë. Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja . Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë. Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshjmt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit”, tha Hashani për Front Online.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, sot...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Xhafer Rama së bashku me bashkëshorten e tij, kishin ardhur nga mërgimi për ta përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së djalit të tij,...
    Lajme27 Prill 2024
    Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i është kundërpërgjigjur deklaratës së Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski theksoi se policët i pret një fazë e re. Ai sot ishte në Qendrën për...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se ka filluar me zgjerimin e rrjetit, këtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit. Vetura ushtarake siç shihet nga fotot...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Mejës në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.