×
  • Sport
  • Euro2020

    “Dole nga xhepi i Chiellinit a?”: Lukaku i kthen përgjigje qesharake komentuesit

    FrontOnline
    19 Korrik 2021

    Romelu Lukaku i është përgjigjur në mënyrë epike një komentuesi i cili e talli sulmuesin e Interit duke i pyetur nëse Giorgio Chiellini e kishte lejuar të dalë nga xhepi i tij, duke ia kujtuar atij se Interi është kampion i Italisë.

    Lukaku iu përgjigj tallësit duke e uruar për triumfin e Italisë në Euro 2020 por ia kujtoi se Interi është kampion i Italisë.

    Italia e rrëzoi Belgjikën nga gara në turneun e verës në një ndeshje çerekfinale, në të cilën Lukaku shënoi gol nga penalltia po u mbajt i heshtur shumicën e kohës nga dyshja Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

    Një tifoz i shkroi Lukakut në një postim që e bëri ai të dielën nga stërvitja e tij në pushim, duke e pyetur: “A keni dalë nga xhepi i Chiellinit më në fund a?” Lukaku iu përgjigj atij dhe pastaj e fshiu komentin, por jo para se ai të ruhej dhe të shpërndahej dhe të bëjë bujë nëpër rrjetet sociale. “Italia fitoi dhe unë jam i lumtur për ju, vërtet, por ne jemi kampionë të Italisë. Inter, mbaje në mend këtë”, ishte përgjigja e Lukakut.

    Lukaku i shënoi 24 gola në 36 ndeshje në Serie A, duke i dhënë edhe 10 asiste, për t’i ndihmuar Interit ta fitojë titullin e parë në Serie A që prej tripletës më 2010. Në Euro 2020 ai i shënoi katër gola, por Belgjika e tij u mposht nga Italia 2:1 në çerekfinale.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.