Dy vetura të cilat ishin jofunskionale janë djegur në depon e një qytetari nga Dragashi.
Rastin e ka raportuar në Polici ankuesi mashkull.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë fikur zjarrin.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 1000 euro.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar./FrontOnline