×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qindra konkurse mund të anulohen pas vërejtjeve nga BE-ja

    FrontOnline
    03 Tetor 2019

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të mos vazhdohet me konkurset e shpallura javëve të fundit, të cilat i konsideron si joligjore.

    Javëve të fundit, janë qindra konkurse për vende të reja të punës në institucionet në nivelin qendror dhe atë lokal, por problemi qëndron në faktin se të gjitha këto konkurse janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil, ligj i cili që nga data 11 shtator nuk është më në fuqi, pasi që nga ajo datë ka hyrë në fuqi Ligji për zyrtarët publikë.

    Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se “të gjitha konkurset për punësim në shërbimin civil të publikuara nga institucionet e administratës shtetërore, siç janë ministritë, agjencitë ekzekutive dhe rregullative, nuk mund të procedohen tutje”.

    “Kjo është e vetmja mënyrë e ligjshme dhe e shëndoshë që nuk i ekspozon institucionet para sfidave ligjore, përndryshe do të rrezikohej që institucionet dhe partitë politike të ekspozoheshin ndaj akuzave dhe kritikave për politizim të administratës publike”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

    “Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Administratës Publike që t’i informojë institucionet publike, që konkurset për punësim të shpallura aktualisht nga institucionet e administratës shtetërore, nuk mund të vazhdojnë tutje deri kur qeveria t’i ketë aprovuar aktet përkatëse nënligjore dhe t’i ketë marrë vendimet e duhura”, thekson Zyra e BE-së.

    Zeqir Bekolli, zëdhënës në Ministrinë e Administratës Publike, tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri është njoftuar për qëndrimin e Zyrës së BE-së dhe se mbi këtë bazë është duke punuar që sa më parë të njoftohen institucionet e administratës publike për veprimet që duhet të ndërmerren, deri në aprovimin e akteve nënligjore nga ana e Qeverisë së Kosovës.

    “Ndërkaq, për institucionet, që kërkohet të merren vendime për procedim të mëtejmë me procedura të rekrutimit e nuk varen nga vendimet e Qeverisë, këtë mund ta bëjnë duke zbatuar drejtpërsëdrejti dispozitat ligjore të Ligjit për zyrtarët publikë. Ministria e Administratës Publike tashmë i ka të gatshme, të përgatitura, aktet nënligjore dhe javën tjetër do t’i procedojë për miratim në qeveri”, tha Bekolli.

    Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Administratës Publike, vetëm deri më 19 shtator janë aprovuar 513 kërkesa për konkurse (duke përfshirë edhe datën para hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë) për nivelin qendror, për ministri, agjenci të pavarura dhe nivel komunal.

    Pal Lekaj në fund të mandatit shpall konkurs të madh për punësime dhe avancime (Dokument)

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.