×
  • Opinione
  • Opinione

    Përbërja dhe përgatitja profesionale e gjyqtarëve të Kushtetueses

    FrontOnline
    12 Korrik 2021

    Gjykata Kushtetuese në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, për rrjedhojë që në ditët e para pas krijimit vendimet e marra nga kjo Gjykatë kanë pasur një ndikim të madh jo vetëm tek jeta e qytetarëve të Kosovës, por edhe tek drejtimi i përgjithshëm i qeverisjes.

    Gjykata Kushtetuese vendos mbi domethënien e kushtetutës, ligjeve të miratuara nga organi ligjvënës, madje anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë pushtet mbi degët e tjera të qeverisjes. Gjykata Kushtetuese mund t’i thotë kuvendit, presidentit dhe kryeministrit se ç’duhet të bëjnë. Fjala e tyre është përfundimtare. Kjo kërkon që në kuadër të saj t’i ketë juristë të shquar, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dëshmuar dije të lartë profesionale por edhe aftësi të vendimmarrjes, pasi si institucion me kompetenca të tilla është mëse e pritshme se do të ballafaqohen me vendime të vështira, të ndërlikuara dhe sfiduese të cilat mund të jenë mjaft jetike për vet zhvillimin, dinamikën dhe orientimin e shoqërisë.

    Në shumë vende gjykatat kushtetuese dhe në vendet në të cilat gjykata supreme ka atribute edhe të juridiksionit për çështje kushtetuese (rasti i SHBA-së), dallon dukshëm eksperienca profesionale e gjyqtarëve, në parim është një kombinim mes gjyqtarëve të cilët vijnë nga gjykatat e rregullta dhe profesorëve të shquar nga bota akademike. Disa vende kanë një kuotë rekrutimi nga gjyqësori (Gjermani, Portugali), ose një kërkesë që kandidati të ketë  përvojë të caktuar gjyqësore ose përvojë juridike profesionale, përvoja e viteve profesionale zakonisht kërkohet më pak për gjyqtarët sesa për juristët e tjerë (Kanada, Irlandë, Itali, Japoni). Në Austri,  kryetari, nënkryetari, tre anëtarë dhe tre zëvendës anëtar të gjykatës të nominuar nga Qeveria Federale duhet të zgjedhën nga gjyqtarët, zyrtarët e lartë dhe profesor universitar.[1]

    Në Republikën e Shqipërisë Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, që nënkupton 1/3 – ta e gjyqtarëve vijnë nga gjyqësori.

    Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në përbërjen e saj nga viti 1999-2015 kishte 33 gjyqtar gjatë kësaj periudhe, tetë (8) ishin profesor universitar, shtatë (7) gjyqtar nga gjykatat e rregullta dhe të specializuara, gjashtë (6) nga organet administrative, pesë (5) ishin avokatë, katër (4) ishin me përvojë pune në parlament, dy (2) në avokaturën shtetërore dhe një (1) ishte këshilltar në Gjykatën Kushtetuese.[2] Përkundër këtij përfaqësimi nga ekspertët e drejtës kushtetuese të këtij vendi është ngritur si çështje mos përfaqësimi i duhur dhe i mjaftueshëm i gjyqtarëve nga gjykatat e rregullta, duke theksuar se shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë nga radhët e gjyqtarëve të shquar.

    Në Gjykatën Supreme të SHBA-së e cila po ashtu përbëhet prej nëntë anëtarëve, aktualisht tetë (8) prej tyre janë me përvojë në gjyqësor dhe prokurori duke përfshirë Kryetari i Gjykatës John G. Roberts, gjyqtarët: Clarence Thomas, Stephen G. Breyer, Samuel A. Alito, Neil M. Gorsuch, Brett M. Kavanaugh, Sonia Sotomayor, Elena Kagan ndërsa anëtarja më e re Amy Coney Barrett e emëruar më 27 tetor 2020 ka eksperiencë profesionale të përzier si në zyrën e avokaturës, mësimdhënie dhe gjyqtare në Gjykatën Apelit në Qarkun e shtatë në 2017.[3]

    Modelet e tilla të përbërjes së gjykatave kushtetuese dhe gjykatave të larta me juridiksion kushtetues janë treguar të suksesshme, për faktin se shumica e çështjeve që janë objekt shqyrtimi në gjykatën kushtetuese burojnë nga juridiksioni i gjykatave të rregullta qoftë të natyrës penale, civile apo administrative, mbase njohuritë më të mira nga praktika gjyqësore mund t’i kenë vetëm bartësit e funksioneve gjyqësore – gjyqtarët  të cilët kanë dijeninë dhe përvojën e duhur në gjyqësor.

    Po si qëndron Republika e Kosovës  në këtë aspekt? Shembulli  i Gjykatës Kushtetuese ka treguar uniformitet të pazakont, të panatyrshëm lidhur me përbërjen e kësaj gjykate. Prej themelimit të këtij institucioni  gjyqtarët vendor (përjashtuar gjyqtarët ndërkombëtar të cilët kanë pasur përvoja të qenurit gjyqtar në vendet  e tyre ), prapavija e tyre profesionale ka ardhur nga mësimdhënia si profesor, asistentë, diplomat, zyrtar dhe referent të çështjeve administrative, rrjedhimisht përvojës së tyre në këto profesione i’u ka mungur substancialisht vendimarrja gjyqësore e cila dallon për nga pesha e natyra nga vendimmarrjet e profesioneve tjera, për shkak se  këta profesionist të këtyre fushave kanë qenë të angazhuar në çështje të cilat nuk karakterizohen për vendime serioze, sfiduese dhe të vështira në fushën e drejtësisë.

    Mungesa e gjyqtarëve të karrierës në Gjykatën Kushtetuese ka krijuar një situatë disfavorizuese dhe deficit thelbësor në funksonimin efektiv dhe profesional të kësaj gjykate, e cila është pasqyruar me mangësi të konsiderueshme në praktikën e saj, duke sjell vendime deri në anomali nga aspekti juridik dhe të pazbatueshme nga aspekti praktikë, e tëra kjo si rezultat i mos – pasjes në kuadrin e saj të gjyqtarëve nga praktika gjyqësore.

    Prandaj kjo legjislaturë mund dhe duhet të ndryshoj nga praktika e legjislaturave të kaluara. Është e  nevojshme të ri-mendohet dizajnimi i përbërjes së Gjykatës Kushtetuese në funksion të rritjes dhe përmirësimit të cilësisë së drejtësisë që do të sjellë, duke aplikuar modele të njohura në tërë botën e civilizuar në të cilën gërshetohen teoricientët e shquar dhe gjyqtarët eminent të karrierës nga praktika gjyqësore, dhe të ndërpritet praktika e legjislaturave të mëparshme të cilat nuk kanë marrë fare parasysh domosdoshmërinë e ristrukturimit profesional të përbërjes së gjykatës, në funksion të avancimit dhe interesit institucional të këtij institucioni tejet të rëndësishëm dhe një prej shtyllave kyçe që do të kontribuonte në arritjen e një shoqërie në të cilën mbretërojnë plotësisht standardet e sundimit të ligjit.

    Referencat

    [1] Dr. sc. Teodor Antić Postupak i Uvjeti Za Izbor Sudaca Ustavnog Suda Republike Hrvatske, Pregledni znanstveni rad UDK 342-565.2(497.5) Primljeno: siječanj 2015.

    [1] https://www.supremecourt.gov/about/biographies.aspx.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Opinione12 Shtator 2024
    Nga: Kim Ghattas / The Financial Times Me ditën e zgjedhjeve në ShBA në më pak se dy muaj larg, lufta njëmbëdhjetë...
    Opinione11 Shtator 2024
    Nga: Fatos Tarifa  Ç’do të thotë të jesh president i republikës në këtë vend? Përgjithësisht, kjo do të thotë të jesh ngjitur...
    Opinione10 Shtator 2024
    Në fushatën e saj për të ushtruar dominimin serb në Ballkanin Perëndimor, qeveria Vuçiq po bllokon përparimin e rajonit drejt anëtarësimit në...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.