Një këmbësor është goditur nga vetura me targa vendore me ngasës mashkull në Gjilan.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan e më pas është liruar për në shtëpi.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor Qendrën Emergjente në Gjilan e më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.