×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohen tre persona dhe identifikohet një grup kriminal

    FrontOnline
    06 Korrik 2021

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pjesë e një grupi kriminal të cilët kanë kryer vjedhje në dhjetëra lokacione të ndryshme.

    Të dyshuarit kishin kryer vjedhje te rënda në rajone të ndryshme të Kosovës.

    “Ky grup kriminalë ka kryer vjedhje në lokacione/objekte të ndryshme dhe për të realizuar vjedhjet kanë përdorur automjete të ndryshme dhe mjete të forta për hapjen e lokaleve me forcë, ku për cak kanë pasur kryesisht vjedhjen e gjësendeve me vlerë si: para të gatshme, pajisje elektronike, armë, cigare në dyqane, e gjëra të ndryshme me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Fillimisht është arrestuar i dyshuari R. A, kurse të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vjedhje edhe pse u janë dhënë urdhra të qarta për ndalim, kanë filluar ikjen duke përdor një veturë të tipit ‘Golf 5’.

    Policia gjithashtu ka njoftuar se gjatë ikjes të dyshuarit me veturë kanë goditur dhe rrezikuar jetën e një zyrtari policor, ku për këtë, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje në Tentativë”, përderisa gjatë ikjes të dyshuarit kanë braktisur veturën në rrugë.

    Vetura e braktisur është sekuestruar së bashku me disa dëshmi të gjetura brenda në automjet e të cilat dyshohet se janë gjësende të vjedhura

    Janë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, të cilat kanë rezultuar me arrestimin edhe të dy të dyshuarve të tjerë A. Sh dhe Q. K.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 58 kartela grafike, para të gatshme, atlete, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende me vlerë të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ashpër pas akuzave të deputetit Armend Muja kundër Blerim Isufajt, kryeprokurorit të Speciales. KPK-ja në një...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkatërruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.