×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Hotelieria nis të këndellet, kërkohet që dasmat të lejohen deri pas mesnate

    FrontOnline
    06 Korrik 2021

    Ka më shumë se 3 javë që kur në Kosovë po lejohet mbajtja e dasmave.

    Kjo ka bërë që sektori i hotelierisë të nisë këndelljen pas një viti të zorshëm shkaku i pandemisë Covid-19.

    Diçka të tillë ka pohuar për “Front Online” kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

    “Po kanë nis me i marrë hotelet “këmbët”.  Tash janë në pritje edhe të diasporës, ku mërgimtarët do të vijnë në numër të madh, çka do t`ju ndihmojë edhe më shumë”, u shpreh Sogojeva për “Front Online”.

    Sogojeva tutje tha se të gjithë afaristët po i respektojnë masat e qeverisë, duke i mbyllur lokalet në orën 23:00.

    Megjithatë, ai, bëri të ditur se si Odë do të kërkojnë që ky orar të zgjatet edhe për dy orë më shumë.

    Kërkesën për të punuar deri në orën 1 pas mesnate do t`ia paraqesin Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, në takimin e nesërm që kanë me të.

    “E kemi një takim nesër. Do të kërkojmë të na aprovohet kjo kërkesë e jona”, theksoi Sogojeva.

    Ahengjet po lejohen të mbahen në bazë të një manuali të përgatitur enkas nga Qeveria e Kosovës.

    Mesatarisht rreth 200 dasmorë mund të futen në ambientet e brendshme të hoteleve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se klasa politike e Kosovës, e ne...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të të ditur për dy raste të vjedhjeve në tentativë në dy shkolla të Lipjanit. Sipas raportit...
    Lajme11 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, thotë për FrontOnline se intervistimet e zyrtarëve të lartë shtetëror por edhe të Qeverisë nga Prokuroria e...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Të premten në Vushtrri është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, derisa kishte qenë në detyrë, njofton...
    Lajme11 Maj 2024
    Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve...
    Lajme11 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur...
    Lajme11 Maj 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se një votim i dështuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës,...
    Lajme11 Maj 2024
    Moti gjatë vikendit në Kosovë do të jetë me vranësira e me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth agjendës legjislative për sezonin pranveror. RTV21...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.