×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Gjilan: Arrestohet i pandehuri që kishte goditur dy persona me shufër metalike

    FrontOnline
    05 Korrik 2021

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit T. L.

    Sipas kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 03.07.2021, i pandehuri pas një mosmarrëveshje me D. Rr., me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor të dëmtuarve I. Rr. dhe R. Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit, ku nga lëndimet e marra kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

    Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Maia Sandu pasi është zgjedhur presidente e Moldavisë. Në një postim në platformën X, ajo ka...
    Lajme22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow. Ai ka shpërndarë postimin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës (BeH), Denis Beqiroviq, ka deklaruar sot në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Srpska në institucionet...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë. Ai këto...
    Sport22 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka filluar parapërgatitjet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025 të kësaj grupmoshe, të cilat...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-bashkëshortin Ilir Meta, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.