Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, meqenëse ia ka vënë flakën katit të parë të shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 04.07.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (dyshohet me probleme psikike), pasi që kishte vënë zjarrin katit të parë të shtëpisë së tij, mirëpo ka intervenuar ankuesi mashkull kosovar dhe janë evituar dëmet materiale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.