Viktima femër ka raportuar se i dyshuari (i dashuri i saj) ka kërkuar që t’ia jap 70 mijë euro para të gatshme, se përndryshe do t’ia dërgoj fotografitë intime familjarëve të saj.
Ndërsa i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.