×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim malazezit të arrestuar në Gazimestan

    FrontOnline
    30 Qershor 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ika caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për malazezin i cili të të hënën gjatë manifestimit të përvjetorit të Vidov Dan-it, ka bërë nxitje të urrejtjes.

    Sipas Gjykatës, R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.J. ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit” e sanksionuar nga neni 141 par.1 të KPRK-së, se me datën 28.06.2021, rreth orës 14:00 në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit, respektivisht tek monumenti i “Gazimestanit”, i pandehuri, me dashje dhe planifikim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë manifestimit te përvjetorit të njohur si “Vindov Dan”, i njëjti publikisht dhe në prezencën e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka brohoritur, “Vrite shqiptarin”, “Kosovën do ta lajm me gjak”, “Kosova është Serbi”, kurse para gazetarëve dhe mediave të pranishme ka deklaruar se “shqiptarët do ta kenë ngushtë”, duke rrezikuar prishjen e rendit publik, duke nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje mes grupeve etnike dhe fetare në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Gjykata ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.J. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.2.1 dhe paragrafi 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftim./FrontOnline

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), ka mbajtur...
    Lajme22 Tetor 2024
    Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, deklaroi se këta që po gjykohen aty janë gëzuar kur është vrarë familja Jashari....
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024. Përmes një shkrimi në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit Ilir Meta. Reagimi i tij...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat...
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.