×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan

    FrontOnline
    29 Qershor 2021

    Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, ditë kjo e shënuar për ta, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.

    As kësaj here, nuk munguan provokimet nga ana e tyre me anë të simboleve dhe formave të tjera teksa në pranga kanë përfunduar tetë persona.

    Një shtetas i Malit të Zi dhe shtatë të Serbisë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, teksa në ndalim policor është vetëm shtetasi i Malit të Zi, për 48 orë.

    Sipas detajeve nga raporti i Policisë së Kosovës, patrullat policore në dy raste gjatë kontrollit të veturave kanë gjetur armë të ftohta dhe maica me mbishkrime serbe.

    Detaje nga raporti i PK-së:

    Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

    Veternik, Prishtinë 28.06.2021 ─ 12:00. Gjatë kontrollit të veturave të ndaluara të cilat kanë qenë me tabela të Serbisë dhe personave në të cilat kanë qenë dhe qëllim kishin për të shkuar në Gazimestan janë gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta (mprehta) thika dhe boksa te hekurit. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë intervistuar gjashtë te dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë  iniciuar raste te veçanta për secilin të cilat kalojnë në procedurë të rregullt.

    Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë 28.06.2021 ─ 13:10. Është ndaluar vetura me targa të huaja të cilën e drejtonte e dyshuara femër serbe shtetase e Serbisë dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe disa maica me mbishkrime serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), ka mbajtur...
    Lajme22 Tetor 2024
    Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, deklaroi se këta që po gjykohen aty janë gëzuar kur është vrarë familja Jashari....
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Kështu ka konfirmuar zyra e BE-së në...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024. Përmes një shkrimi në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit Ilir Meta. Reagimi i tij...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat...
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.