×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertë nga Zvicra ligjërojnë për përmirësimin e sigurisë së pacientëve

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    Një ekip i ekspertëve nga Qendra Klinike Universitare e Gjenevës (HUG) po mbajnë trajnime dhe ligjërata për mjekë dhe infermierë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve”.

    Gjatë shkëmbimit të eksperiencave me kolegë nga Kosova, ky ekip nga Gjeneva, theksoi rolin që ka kujdesi për pacientët, duke cekur edhe pengesat eventual në këtë praktikë bashkëpunuese që mund të shkaktojnë vonesa në mjekimin dhe kurimin e pacientëve  dhe që mund të rrezikojnë sigurinë e tij.

    Qëllimi i kësaj konference është për të përmirësuar sigurinë e pacientëve përmes praktikës bashkëpunuese midis mjekëve dhe infermierëve.
    Po ashtu, në këtë konferencë u tha se përmirësimi i sigurisë së pacientit është një nxitës i fortë për ndryshim, veçanërisht për të parandaluar ose shmangur ngjarjet anësore. Gjatë konferencës do të flitet edhe për komunikimin i cili  përfshinë në mbi dy të tretat e ngjarjeve anësore të parandalueshme në kujdesin ndaj pacientit.

    Në grupe më të vogla, kjo seancë ndërvepruese do të përqendrohet jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën dhe qëllimin e komunikimit.

    Rëndësi e veçantë do t’iu kushtohet protokolleve që  udhëzojnë kujdesin e pacientit duke siguruar një proces të strukturuar.

    Duke përdorur shembuj për menaxhimin e dhimbjes dhe ose administrimin e hipoglikemisë, kjo seancë në grupe të vogla do të ofrojë mundësi për të ilustruar si një protokoll mund të mbështesë bashkëpunimin ndërprofesional./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.