×
  • Kronika
  • Kronika

    Arestohet B.L, policia i gjenë kokainë në lokal

    FrontOnline
    27 Qershor 2021

    Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprat penale prodhim dhe shitja e narkotikëve dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge të shtetasit B. L. (35), pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij dhe të 9 klientëve të konstatuar aty, të proceduar në gjendje të lirë, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike kanabis.

    Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A. (39), pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 2 arrestuan në flagrancë shtetasin D. K. (49), pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh. (22), për veprën penale dhuna në familje.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S. (31) pasi ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin Q. H. (61), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe E. Ç. (36), pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

    Më 26.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç. (32) dhe J. V. (23), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A. (41), me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u lirua për në shtëpi.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./tch

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...
    Kronika22 Tetor 2024
    Në policinë e Prizrenit është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj....
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje janë raportuara të zhdukura dy gra në Kosovë Njëra është nga Prizreni e tjetra...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Në Klinë është arrestuar një person për dhunë në familje ndaj viktimës femër. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Të hënën në Zubin Potok një person ka raportuar se disa të panjohur e kanë hedhur një mjet shpërthyer në oborrin e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, për FrontOnline thotë se po të ishte PDK-ja në pushtet, rruga...
    Lajme22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi I njëjti ka qenë I përfshirë në një aksident trafiku...
    Kronika22 Tetor 2024
    Në policinë e Prizrenit është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.