Është arrestuar një person nga Policia, e që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari ishte në kërkim për veprat penale ’’Mashtrim’’ dhe ‘Përdorim te armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Njoftimi i plotë:
Policia në Vushtrri arreston personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës
Vushtrri, 25 qershor 2021
Stacioni Policor në Vushtrri, krahas punës parësore që ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, në vazhdimësi është duke realizuar ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një realizim i urdhëresës është realizuar edhe sot në orët e mesditës në Vushtrri. Zyrtarët policor pas identifikimit kanë arrestuar të dyshuarin K. F., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte në kërkim me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata kompetente për veprat penale ’’Mashtrim’’ dhe ‘Përdorim te armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në vuajtje të dënimit./FrontOnline/
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4235840546476449