×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Esat Mala transferohet në Superligën e Turqisë

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Esat Mala ka zbarkuar në Turqi. Mesfushori ka gjetur marrëveshjen për t’u transferuar te Giresunspor, që u ngjit në Superligë.

    Turqit do të paguajnë rreth 100 mijë euro te Partizani, për taksën e formimit që kapte vlerë edhe më të lartë. Klubi i kuq mban edhe 10 % të kartonit në këmbim të uljes së bërë për taksën e formimit.

    Mala e ka lënë grumbullimin me Partizanin dhe ndodhet në Turqi, nga ku menaxheri Rrahman Kice ka postuar edhe një foto duke paralajmëruar se është dita e firmës për mesfushorin.

    Mala në Turqi ishte kërkuar edhe nga Samsunspor, që garon në ligën e dytë. Transferimi nuk u krye dot për shkak se klubi turk e kishte plotësuar numrin e të huajve dhe tentoi ta afrojë dhe ta huazojë lojtarin nga Prizreni.

    Giresunspor u tregua më konkret dhe e fitoi farën, duke e bërë Malën pjesë të ekipit. 22-vjeçari tani është gati për një aventurë të re, në një kampionat mjaft të fortë si Superliga turke.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Sport02 Maj 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës. Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe...
    Sport02 Maj 2024
    Që të përcaktosh futbollistët më të mirë në botë sa vjen dhe bëhet një mision gjithnjë e më i vështirë. Sipas transfermark...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.