×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ambasadorja e Suedisë: Mbrojtja e pyjeve të jetë prioritet i Qeverisë

    FrontOnline
    24 Qershor 2021

    Ministria e Bujqësisë dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara kanë mbajtur një diskutim mbi rishikimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë, ku theksua se në vend është degraduar ky sektor. Shkatërrimi i pyjeve po ndikon në cilësinë e ajrit, zhvillim ekonomik dhe uljeve e vendeve të punës. Për këtë po kërkohet nga Qeveria e Kosovës që mbrojtjen e pyjeve në Kosovë ta ketë në agjendën e prioriteteve.

    Ministri u Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi se gjatë vitit do të miratohet ligji për pyjet. Ai shtoi se pyjet e Kosovës paraqesin interes strategjik dhe si e tillë duhet të trajtohet. Peci u zotua që janë të përkushtuar për avancim të legjislacionit dhe mbrojtjen e pyjeve.

    “Ndikon në krijimin e vendeve të punës, sigurimin e masës drunore dhe sigurimin e lëndës së drurit. Ne si qeveri kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm që korniza ligjore e këtij sektori të jetë ndër prioritet tona. Këtë vit planifikojmë të aprovojmë ligjin për pyjet. Ky ligj definon qartë obligimet për ruajtjen e pyjeve, rrit llogaridhënien për pyjet publike dhe private”, ka theksuar ai.

    Ambasadorja e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny theksoi se Kosova po përballet me sfida të mëdha të degradimit të ambientit, ajrit, ujit që vijnë si pasojë e shpyllëzimet. Për këtë, ajo tha se kjo duhet të jetë prioritet i qeverisë.

    Kordinatorja për zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson shtoi se pylltaria nuk është vetëm një sektor, por ajri i gjelbër për vendin.

    “Kosova ka një resurs të madh në këtë fushë. Vlera e pyjeve nuk mund të nënçmohet, kështu që përpjekjet për të avancuar stërgjinë dhe për të bërë në mënyrë më sektpriale dhe dimensionale. Ne e mirëpresim kontributin që të sigurohet se Kosova do të lëviz për debatin për ndryshimin klimatik. Ne shqetësohemi kur shohim deponi ilegale”, ka theksuar ajo.

    Më tej, ajo ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që mjedisin dhe resurseve të vendos lartë në agjendë.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës i tha jo kërkesës së Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelarit...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies...
    Të tjera
    Opinione07 Maj 2024
    Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja...
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Lipjanit. Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës...
    Vip07 Maj 2024
    Edhe Kim Kardashian ishte pjesë Met Gala 2024, megjithatë fansat mbetën të hutuar nga zgjedhja e 43-vjeçares për të kombinuar fustanin e...
    Lajme07 Maj 2024
    Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona. Bëhet fjalë për ndarjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më parë në Çabrat të Gjakovës. “Në një ditë si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.