Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dy ditë më parë në Gjilan janë zhdukur dy persona.
Bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë.
“Gjilan, 22.06.2021-12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e vëllaut të tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
“Gjilan, 22.06.2021-11:00. Një mashkull kosovar njofton se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë./FrontOnline