×
  • Kronika
  • Kronika

    3 muaj burg ose 200 euro gjobë për të akuzuarin që pranoi se kishte vjedhur një paletë vaj

    FrontOnline
    22 Qershor 2021

    Me tre muaj burg dhe 200 euro gjobë është dënuar Skender Bardhecaj, i akuzuar se kishte vjedhur një palete vaj “Diamant”.

    Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi Ertan Sejfulla, pasi që paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur të hënën, Bardhecaj e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të vjedhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.Siç tha gjykatësi Sejfullah, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi prej tre muaj burgim mund të zëvendësohet në dënim me gjobë me lartësi prej 200 euro.

    Po ashtu, i akuzuari u obligua që të paguaj 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
    Sipas aktakuzës së ngritur me 2 gusht 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Bardhecaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.Sipas aktakuzës, më 23 dhjetor 2017, në depon kryesore të “Migros Group” në Fushë Kosovë, Bardhcaj, i punësuar në pozitën e vozitësit, ka marrë një paletë vaj “Diamant”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

    Në aktin akuzues thuhet se kompanisë në fjalë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 766.57 euro. Këtë shumë thuhet se ai e ka paguar, pasi është detyruar nga kjo kompani.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Kronika21 Tetor 2024
    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24...
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...
    Kronika21 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Rrëmbim”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë....
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Vullneti është shprehur me ironi se nuk dëshiron të merret me fansa të këngëtarit Gold AG, derisa ka thelluar edhe më tej...
    Vip21 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk...
    Vip21 Tetor 2024
    Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron....
    Vip21 Tetor 2024
    Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe,...
    Vip21 Tetor 2024
    Në debatin Rezi-Gresa, është përfshirë edhe banorja tjetër, Xheneta e cila poashtu ka pasur debat me Gresën Xheneta thotë se nuk ia...
    Vip21 Tetor 2024
    Po vazhdon debati brenda shtëpisë së Big Brother mes dy konkurrentëve, Vullnetit dhe Rrezart Veleshnjës. Sipas gazetarit Krasniqi, Rrezi po shkon në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.