×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ kërkon t’i mundësohet Malcolm Simmonsit të raportoj në Kuvend

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas raportimeve të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për pretendimet e tij rreth skandaleve në misionin ku ai kishte punuar.

    Ata kanë kërkuar që Simmons ti jepet e drejta të dëshmojë pra Komisionit Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

    “KMDLNj është e sigurt se kjo dëshmi para Komisionit për Legjislacion e kërkuar nga zoti Simons nuk prodhon asnjë efekt apo pasojë juridike përveç se do ta bënte publik angazhimin e pandershëm dhe të kriminalizuar të disa hetuesve , prokurorëve dhe gjykatësve të UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe të cilët, po këtë aktivitet mund ta vazhdojnë në Zyrën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë për faktin se janë rekrutuar pas shërbimit në Kosovë. KMDLNj nuk paragjykon nëse zoti Simons ka të drejtë në akuzat eksplicite që ia bënë EULEX-it mirëpo mbronë të drejtën e njeriut për informim objektiv për qytetarët e Kosovës. Nëse, edhe më tutje i mohohet gatishmëria e Malcom Simons të dëshmojë para institucioneve të Kosovës, atëherë edhe e vërteta e këtyre pohimeve dhe akuzave nuk mund të mohohet, del se zoti Simons ka të drejtë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMLDNJ-së.

    Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

    Se misionet ndërkombëtare në botë si dhe në Kosovë nuk janë sjellur në përputhje me natyrën dhe detyrimet që i kanë pasur të qartësuara në dokumentet e tyre, është një e vërtetë e ditur mirëpo gjithmonë e mohuar nga drejtuesit e këtyre misioneve. Informatat vendore janë pranuar me rezervë kurse informatat nga anëtarë apo përfaqësues të këtyre misioneve që kanë denoncuar shkelje të shumta, kanë pasur besueshmëri të kontestuar për faktin se ato janë bërë publike vetëm pasi e kanë përfunduar misionin apo nuk iu ishte vazhduar kontrata e punës.

    Janë të fshehta publike aferat që i kanë bërë anëtarë apo përfaqësues të këtyre misioneve duke keqtrajtuar punëtorë vendas dhe duke ua kushtëzuar vazhdimin e kontratave me favore seksuale, të të dy gjinive, duke vjedhur miliona dhe miliona euro si rasti Trashler, duke e favorizuar korrupsionin pasiv dhe aktiv sikur Kushner që ia dha monopolin për telefoninë mobile Telekomit të Monakos ( Francë ) dhe duke eliminuar konkurrentë tjerë, duke ndërhyrë në zgjedhje të presidentëve (Pacolli dhe Jahjaga ), duke privatizuar asete të vlefshme me shuma qesharake, duke arrestuar dhe kurdisur procese politike kundër personaliteteve të rëndësishme të UÇK-së, duke bërë përpjekje të blejnë dëshmitarë të rrejshëm me para dhe privilegje tjera , duke bashkëpunuar me autoritetet serbe në dëm të Kosovës dhe dobi të Serbisë, sidomos në planin e luftimit apo mos-luftimit të krimeve të luftës dhe duke e shitur pafajësinë e pamerituar apo duke e dënuar dikend me porosi apo për shkaqe politike. Në Kosovë ishin disa përpjekje të sqaroheshin dhe të viheshin para përgjegjësisë prokurorë dhe gjykatës të misioneve ndërkombëtare por që, për shkak të imunitetit, asnjëri nga ata nuk u dënua. Apo u dënuan 2-3 raste për krime ordinere .

    Prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh bëri publike disa keqpërdorime brenda misionit mirëpo u eliminua si e pabesueshme shkaku se këtë e bëri pasi e larguan nga puna.

    Malcom Simons, ish kryetar i Kuvendit të Gjykatës së EULEX-it, gjithashtu, pasi e larguan nga misioni reagoi duke bërë publike shumë shkelje të këtij misioni duke shfaqur vullnet dhe gatishmëri të dëshmojë para Komisionit Parlamentar për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës gjë që fillimisht u pranua mirëpo, shkaku se Kuvendi i Kosovës u shpërnda, iku edhe propozimi i Malcolm Simons –it për të dëshmuar para një Komisioni Hetimor të Kuvendit të Kosovës i cili do të formohej pas dëshmisë së zotit Malcolm Simons.

    Pasi kjo çështje nuk mori epilogun e dëshiruar nga zoti Malcolm Simons , i njëjti intensifikoi paraqitjet publike në media dhe rrjete sociale në të cilat denoncoi keqpërdorimet e shumta që i kishte bërë në Kosovë misioni i EULEX-it dhe për të cilat zoti Simons deklaron se ka materiale të bollshme me të cilën do ta dëshmonte akuzën eksplicite që ia bënë këtij misioni.

    Me ndërrimin e pushtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, insistimi i Malcolm Simonsit për të dëshmuar vetëm sa u shtua në ndërkohë që reagimi institucional nuk dukej e as që duket në horizont. Malcom Simons, si pjesë e një organizimi të BE –së në Kosovë e që quhet Mision për Sundim tëLigjit – EULEX , madje thuaja në krye të piramides udhëheqëse, nuk është person pa informata, që nuk e ka të qartë peshën e provës apo faktit por edhe peshën e përgjegjësisë nëse nuk e flet të vërtetën duket sa ka shumë për t’i thënë Komisionit Parlamentar për Legjislacion e, përmes tyre edhe qytetarëve të Kosovës, e vërtetë për të cilën EULEX –i po heshtë sikur edhe institucionet tona. Pse po heshtë EULEX –i është plotësisht e kuptueshme, pse po heshtin institucionet e Kosovës nuk ka ndonjë logjikë sidomos pas pohimeve të Malcolm Simonsit se këto misione ndërkombëtare në Kosovë i kanë dorëzuar Serbisë dosje për krime lufte që kanë për pasojë edhe arrestimin nga Dhomat e Prokurorit të Specializuiar të ish – kreut të UÇK-së dhe ish – kreut politikë të Kosovës e që mbahen të arrestuar në Burgun e Hagës.

    KMDLNj –ë e ka krejtësisht të qartë se misionet ndërkombëtare gëzojnë imunitet nga ndjekja penale prandaj edhe sillen në mënyrë shpërfillëse ndaj ligjeve të vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Këto misione nuk i japin asnjë llogari udhëheqësve të Kosovës, madje, për ma keq, kur të duan mund të arrestojnë edhe udhëheqësit më të lartë të vendit siç ishte rasti i arrestimit të presidentit Hashim Thaçi, kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, shefit të GP të LVV, Rexhep Selimi, drejtuesve të OVL së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, eprorëve të UÇK-së, Salih Mustaf dhe Pjetër Shala dhe cilindo që duan.

    Të prisni që këta të hetohen nga një Komision Parlamentar i Kosovës apo Prokurori e Kosovës, është skajshmërisht e pamundur dhe joserioze. Mirëpo, në anën tjetër kjo nuk do të duhej të paraqiste pengesë që zoti Simons të deklarohet para Komisionit Parlamentar për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës për faktet që i ka për misionin e EULEX-it, të cilin sipas zotit Simons dhe ndërkombëtarë të tjerë këtë mision ( EULEX ), më së paku mund ta paraqesim si Mision për Sundim të Ligjit dhe realisht mund ta vendosim në kornizat e një ndërmarrjeje kriminale. Përpjekjet që zotit Simons t’i pamunëdsohet dëshmia para institucioneve të Kosovës duket se është përpjekje për ta mëshehur të vërtetën ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët kanë të drejtë të informohen për ate që po ndodhë në Kosovë dhe ku nuk kanë qasje sikur që janë misionet ndërkombëtare në ndërkohë që e drejta për informim është e drejtë elementare e njeriut.

    KMDLNj është e sigurt se kjo dëshmi para Komisionit për Legjislacion e kërkuar nga zoti Simons nuk prodhon asnjë efekt apo pasojë juridike përveç se do ta bënte publik angazhimin e pandershëm dhe të kriminalizuar të disa hetuesve , prokurorëve dhe gjykatësve të UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe të cilët, po këtë aktivitet mund ta vazhdojnë në Zyrën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë për faktin se janë rekrutuar pas shërbimit në Kosovë. KMDLNj nuk paragjykon nëse zoti Simons ka të drejtë në akuzat eksplicite që ia bënë EULEX-it mirëpo mbronë të drejtën e njeriut për informim objektiv për qytetarët e Kosovës. Nëse, edhe më tutje i mohohet gatishmëria e Malcom Simons të dëshmojë para institucioneve të Kosovës, atëherë edhe e vërteta e këtyre pohimeve dhe akuzave nuk mund të mohohet, del se zoti Simons ka të drejtë.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...
    Të tjera
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Vip02 Maj 2024
    Këngëtarja Melinda Ademi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot po debatojmë për një raport të rregullt të Departamentit Amerikan...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit...
    Lajme02 Maj 2024
    Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Palva, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të mbrohet në liri....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.