×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kërkon raportimin në Kuvend të ish-gjykatësit të EULEX-it

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, më datë 3 qershor të këtij viti i ka nisur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, një dokument prej 25 faqesh me dëshmitë e tij, siç pretendon për skandalet e EULEX-it në Kosovë.

    Simmons, përmes letrës së tij i ka kërkuar Kurtit që të raporton në Kuvendin e Kosovës, për këto skandale, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

    Por, raportimin e tij në institucionet e vendit po e shohin të arsyeshëm deputetët e opozitës.

    Ferat Shala, nga PDK-ja ka thënë për Front Online se raportimi i  Simmons në Kuvend do të ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

    “Unë jam dakord që ai duhet të vij të raportoj në Kuvend, pasi që  ka shërbyer në Kosovë, ka shërbyer në emër të drejtësisë së Kosovës dhe ka shërbyer në emër të demokracisë evropiane. Do të ishte në interes që të gjithë qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën”,  tha ai

    Shala, tha se institucionet e vendi deri më tani është dashur që t’i përgjigjen kërkesës së Simmons për të raportuar.

    “Po parimisht do të duhej me  iu përgjigj tashmë kërkesës së përsëritur të gjyqtarit të Eeulex-it, do të ishte demokratike dhe do të ishte ne shërbim të qartësimit të pozicioneve të mëhershme që ka pasur veprimtaria e Eulex-it në Kosovë dhe qartësimit të politikave gjyqësore në këtë vend ”,  deklaroi Shala për Front Online.

    Ndërsa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e ka nënshkruar iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve që Simmons të raportojë në Kuvendin e Kosovës

    “Është një iniciativë në Kuvendin e Kosovës pët të cilën  e kom dhënë nënshkrimin që ai me raportua në Kuvend. Ai duhet me raportu në Kuvend, besoj që janë nënshkrimet e mjaftueshme që ai me raportu në Kuvend”,  deklaroi Berisha.

    Pyetjeve të portalit Fornt Online, se a do t’i lejohet raportimi në Kuvend ish- gjyqtarit  të EULEX-it, nuk u janë përgjigjur Qeveria dhe Kuvendi.

    /Front Online/

     

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Lajme02 Maj 2024
    Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike thotë për Front Online se dërgimi i draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Enver Haliti, tha se secila parti do ta kishte zili ta kishin Dejona Mihalin pjesë të tyre. Ai shtoi...
    Të tjera
    Vip02 Maj 2024
    Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, së fundi ka ndërmarr hapa konkret në transformimin e pamjes së jashtme. Gazetari,...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.