×
  • Lajme
  • Lajme

    Arduç: Sfidë mbetet integrimi i refugjatëve dhe kthimi i të zhvendosurve

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Shefi i Misionit të UNHCR-ti në Kosovës, Eroll Arduç ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

    Gjatë këtij takimi ai tha se situata e refugjatëve në Kosovë është stabile, por shtohet se problem mbetet integrimi i tyre në shoqërinë kosovare.

    Arduç theksoi se procesi i kthimit mbetet problem për Qeverinë e Kosovës pasi interesimi i të zhvendosurve për tu kthyer për të jetuar në Kosovës siç tha ai është i vogël.

    Arduç po ashtu deklaroi se Kosova ka kapacitete infrastrukturore edhe për strehimin e 240 azilkërkuesve. 100 prej tyre mund të vendosen në Qendrën e Azilit në Magurë dhe 140 në Vranidoll.

    Shefi i Misionit të UNHCR-it, Eroll Arduç tha se në Kosovë janë hartuar ligje të qarta për azilkërkuesit të cilat janë në përputhjen me standardet e BE-së.

    “Situata e atyre që kërkojnë azil ne Kosovë deri tani është stabile për një numër arsyesh autoritet së bashkë me UNHCR kanë krijuar një regjim solid për azilkërkues ligje solide dhe të qarta që janë në pajtueshmërinë e standardet dhe Akin e BE-së dhe ato ndërkombëtare dhe procedura të qarta dhe struktura sa i përket departamentit për azil dhe migrim”, u shpreh Arduç.

    Shefi i Misionit të UNHCR-it lidhur me procesin e kthimit tha se ky proces ka nevojë për një drejtim të ri pasi në Kosovë ka mijëra të zhvendosur dhe numri i të kthyerve është mjaftë i ulët.

    Ai tha se institucionet e Kosovës duhet tu ofrojnë atyre mundësi që të kthehen sepse ata kanë vështirësi edhe në të drejtën e pronës.

    “Procesi i kthimit është një çështje tjetër e lidhur me minoritetet, me ashkalinjtë, egjiptianët, komuniteti serb. Unë mendoj që kthimi i tyre ka ardhur në një pikë ku na duhen disa drejtime të reja, disa vizione të reja se si do të procedojmë me pajtimin, kthimin e atyre që janë akoma të zhvendosur. Në Kosovë janë akoma mijëra persona të zhvendosur, por edhe jashtë Kosovës. Numri i të kthyerve është shumë i vogël, ka pasur nga ata që janë kthye, mirëpo numri i tyre është zvogëluar shpejtë. Nuk mund t’i detyrosh njerëzit që të kthehen, mirëpo duhet t’u ofrosh mundësinë atyre që të kthehen. Ata kanë vështirësi sa i përket të drejtës në pronë, ka nevojë për përmirësim në mënyrë që ata të kalojnë nëpër një proces efikas, që të kthehen dhe të integrohen shpejtë në shoqëri. Për ne si UNHCR është çështje e vështirë sepse jemi duke e zvogëluar praninë tonë në Kosovë, dhe ua kemi lënë në dorë këtë proces organizatave të tjera dhe qeverisë”, u shpreh ai.

    Pas kësaj deklaratekryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriu, Duda Balje tha se Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për të akomodimin e të gjithë atyre që duan të kthehen dhe të jetojnë në Kosovës.

    Ajo tha se deri tani nuk ka parë vështirësi për kthimin e askujt në Kosovë.

    “Ne si Kosovë kemi financa për me akomoduar secili person që do të jetoj në Kosovë, kushtet praktikisht janë të njëjta dhe ata kur po duan të kthehen në Kosovë janë në komunat në të cilat ata janë shumicë, nuk kam parë vështirësi për asnjë person në Kosovë, për kushtet financa kemi dhe kur kemi financa më lehtë është me bë edhe kushte”, tha Balje.

    Sa i takon procesit të integrimit të refugjatëve Arduç tha se ata nuk kanë shumë interesim për të vazhduar të qëndrojnë në Kosovë.

    “Një gjë tjetër ku jemi të përqendruar, është integrimi i refugjatëve. Pasi që azilkërkuesi kalon kufirin, regjistrohet dhe procedohet, dhe njohur si refugjat që meriton mbrojtje ndërkombëtare sipas konventës së vitit 1951… Zgjidhja jonë afatgjate dhe e qëndrueshme është që duam ta ofrojmë këtu në Kosovë është që ata të qëndrojnë në Kosovë, të bëhen pjesë e shoqërisë në Kosovë, sa i përket integrimit dhe ky integrim, definitivisht është një sfidë e madhe. Fillimisht shkaku që jemi duke bërë strukturën për përpjekjet për integrim, se si do të punësohen, edukimi, shërbimet e tjera sociale, dhe asistimin gjinor. Ky përkushtim ka nevojë për kohë deri sa ta përfundojmë strukturën. Në anën tjetër, ka pak interesim nga azilkërkuesit që të qëndrojnë në Kosovë. Ka disa mënyra se si mund t’i bindim që ata të qëndrojnë”, tha ai.

    Kryesuesja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje kërkoi të di më shumë për kapacitetet për përkujdesjen ndaj fëmijëve refugjat dhe mundësit e tyre për edukim dhe qasje në sistemin shëndetësor.

    Shefi i Misionit të UNHCR-it në Kosovës, Eroll Arduç lidhur me këtë tha se meqenëse Kosova nga refugjatët shfrytëzohet vetëm si transit edhe numri i fëmijëve që lindin në Kosovë është i vogël.

    Ai thotë se deri tani vetëm 7 fëmijë kanë kërkuar strehim në Kosovës, dhe se sigurimi i kushteve për këtë kategori është përgjegjësi e qeverisë.

    “Nuk ka shumë fëmijë të lindur në Kosovë, së fundmi kemi pasur një rast. Mirëpo ata nuk qëndrojnë gjatë. Nuk ka shumë fëmijë të ndarë nga familja, më duket se kanë qenë shtatë fëmijë, kështu që numri i tyre nuk është shumë i madh, por pavarësisht, ne duhet të jemi mirë të përgatitur. Ne e kemi hartuar planin e zbatimit që përfshinë grupet e ndjeshme. Kemi filluar në ndërtimin e strukturës dhe procedurat për këto grupe duke bashkëpunuar me UNICEF dhe organizata të tjera, por fundi i fundit, kjo është përgjegjësi e qeverisë”, u shpreh Arduç.

    Përgjigje në pyetjen e Balje pari edhe përfaqësuesja e UNHCR-it për të drejtat e njeriut, Merita Ahma e cila tha se legjislacioni në Kosovë azilkërkuesve iu jep të drejtën dhe qasje në gjithë sistemin shëndetësor dhe atë arsimor.

    “ Është me rëndësi që legjislacioni në Kosovë iu lejon azilkërkuesit të kenë qasje në shëndetësi në të gjitha nivele, kemi pasur raste konkrete edhe kur janë asistuar edhe përkrahur edhe me barna edhe gjatë COVID ku është krijuar edhe karantina e veçantë ku janë trajtuar me standarde sikurse e gjithë popullata e Kosovës çka është me rëndësi të ceket nga ana e të drejtave të njeriut, e po ashtu kanë të drejtë edhe të shkollohen. Pra, një azilkërkues kur vjen në qendrën e azilit ai menjëherë ka të drejtë të regjistrohen në shkollën në fshati Magurë“, tha ajo.

    Ai si shqetësim ka ngritur edhe vonesat për të ofruar asistencë sociale për azilkërkuesit në Kosovës. Arduç tha se ky proces po zgjatë shumë dhe nuk është efikas.

    “Kur vijnë këtu, ata duhet të marrin ndihmë financiar, por ky proces zgjatë shumë, deri sa u vjen koha për t’i marrë, ata shkojnë, kështu që nuk funksionon, sepse ata janë këtu për 2-3 javë, apo 1-2 muaj. Procesi është shumë i gjatë, kështu që nuk është efektiv. Kështu që, shqetësim i yni mbetet ndihma e shpejtë financiare. E treta, kemi keqkuptim në shoqëri, në disa vende është edhe më keq, janë të dhunshëm, duke thënë se e bëjnë këtë për qejf. Besoj se qartësimi i terminologjisë është shumë i rëndësishëm për qeverinë, por edhe për popullin, që të kuptojnë se kush janë ata njerëz. Azilkërkuesit nuk vijnë për qejf, ata kanë arsye për ta bërë këtë”, u shpreh ai.

    Gjatë raportimit shefi i Misionit të UNHCR-it tha se autoritet Kosovar më shumë interesohen për sigurimin e kufijve se sa për të drejtat e njeriut në këto pika. Eroll Arduç ngriti si shqetësim edhe bartjen e refugjatëve nga kufiri i Kosovës e deri në qendrat e azilit për çka tha se transporti i tyre bëhet me automjete shumë të vjetërsuara.

    Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione u dakorduan që këtë të mërkurë të vizitojnë qendrën e azilit në Magurë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.