×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërxhaliu: S’është koha për eksperimente, mos të prishemi me partnerët

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovë, Safet Gërxhaliu, po e quan eksperiment paralajmërimin e Qeverisë për reciprocitet tregtar me Serbinë.

    Ai tha se është koha kur Qeveria Kurti duhet të tregojë pjekuri politike, sepse çdo eksperiment me ide të tilla do ta pengojnë dialogun dhe do të jetë në dëm të Kosovës.

    “Në Kosovë agjenda politike është duke dominuar dhe në këtë eksperiment politik po dëgjohen tema të ndryshme. Mirëpo ajo që duhet të na brengos më tepër është se po anashkalohet rëndësia e rimëkëmbjes ekonomike dhe po shpiken tema të cilat po të zbatohen shumë më tepër do ta dëmtojnë Kosovën në këtë situatë sesa që do ta ndihmojnë.Është koha kur duhet vërtetë të tregojmë pjekuri politike dhe kur duhet të jemi konsistent në qëndrimet tona. Çdo eksperiment me ide të tilla të cilat do ta pengojnë dialogun do të jenë të dëmshme për Kosovën. Besoj që nga e kaluara kemi mundur të mësojmë shumë. Në këtë drejtim mençuria politike i bie të mos përsëriten gabimet e të kaluarës”, shtoi Gërxhaliu.

    Sipas tij, është koha kur vendi duhet të orientohet në vaksinim dhe rimëkëmbje ekonomike, raporton EO.

    “Definitivisht një vendim i tillë do të ketë efekte negative në pore të shumta. Në rend të parë duhet të kuptohet që prodhimet vendore një ndër burimet kryesore të lëndës së parë e kanë vendet e rajonit. Në rend të dytë kemi një avancim të rritjes së eksportit dhe në aspektin politik besoj që kish me qenë një kthim mbrapa i proceseve të deri tanishme.Prandaj besoj që nuk duhet të tregojmë eufori politike, por maturi, pjekuri dhe fizibilitet. Andaj në këtë drejtim besoj shumë të jemi argumentues në dialog dhe ta kemi prioritet për zgjidhjen e problemeve sesa të bëhen vendime të tilla që do ta kthejnë Kosovën në kohën e masave 100% ndaj Serbisë. Është koha kur duhet të jemi të orientuar në vaksinim dhe rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.

    Mes tjerash, Gërxhaliu theksoi se vendosja e reciprociteti do të ishte e dëmshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke shtuar se nuk duhet lejuar prishjen e marrëdhënieve me ndërkombëtarët sidomos me ShBA-në.

    “Një vendim i tillë kish me qenë vërtetë i dëmshëm për proceset nëpër të cilat gjendet Kosova sepse të ashpërsohen raportet me ShBA-në, me vendet mike evropiane që kanë sponzorizues për pavarësinë e Kosovës”.“…në këtë moment kur diplomacia amerikane dhe evropiane është e orientuar të forcojë dhe të mbështesë dialogun një vendim i tillë besoj që kish me qenë një nguti e cila mund ti kthehet boomerang për proceset në të cilat është aktualisht Kosova”.Ditë më parë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari sërish ka thënë se është duke u shikuar mundësia e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Front TV05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.