×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Rizvanolli e bindur se vaksinimi në masë do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike

    FrontOnline
    20 Qershor 2021

    Ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli, theksoi se rimëkëmbja ekonomike shkon përtej mandatit të një ministrie.

    Ajo shprehet e bindur se vaksinimi në masë, proces ky që ka filluar ditë më parë, do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike.

    “Është e rëndësishme për të zhvilluar një ekonomi të barabartë në kuptim të shpërndarjes së të ardhurave për të zhvilluar një ekonomi e cila është më me pak ndikim ambiental dhe kjo është synimi i Qeverisë tonë. Kemi një fat të madh që me menaxhim të pandemisë ne kemi një situatë më të mirë dhe jemi shumë të lirë të jetojmë në një atmosferë normale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Mirëpo edhe nga ana tjetër edhe ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë të madhe i popullatës do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt”, tha ajo.

    Sipas saj, ndër prioritetet e ministrisë që ajo drejton mbetet sektori i energjisë. Ajo ka pasur kritika për qeveritë e kaluara për mosinvestim në këtë fushë.

    Rizvanolli ka paralajmëruar stabilizim të gjendjes në ndërmarrjen Trepça si dhe një plan 10 vjeçar për digjitalizimin, raporton EO.

    “Ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë dhe jemi kthyer dy hapa prapa gjatë njëzet viteve të fundit dhe gjendemi në një situatë kur duhet të merren vendime të mëdha ku duhet të bëhet strategjia e energjisë e cila do të ndikojë jo vetëm në sektorin e energjisë, por gjithë ekonomisë në dekadat e ardhshme dhe ne kësaj i japim rëndësi të madhe”.

    “Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë. Mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi edhe realist në planifikimin që e bëjmë drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe të marrim parasysh ndikimin e vendimeve tona në tarifat që do të paguajnë konsumatorët si bizneset poashtu edhe amvisëritë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne si ministri e ekonomisë dhe Qeveri”.“Në sektorin e minierave e para do të jetë stabilizimi i ndërmarrjes Trepça. Në sektorin e TIK-ut jemi duke investuar në infrastrukturë, por nga ana tjetër edhe në bërjen e politikave për dhjetë vjetët e ardhshme për agjendën e digjitalizimit dhe në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve”, shtoi Rizvanolli.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë reaguar pasi Presidenca e Kosovës sot deklaroi  se ekzekutivi i vendit nuk janë...
    Lajme16 Maj 2024
    Në Kotorr të Malit të Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor,...
    Lajme16 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se së bashku me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty,...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po kërkon zgjedhje për shkak se kanë...
    Lajme16 Maj 2024
    Lideri opozitar, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu. Krasniqi, thotë se zhvillimet politike dhe...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka bërë një zotim për hartimin e një Drafti...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është injoruar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe...
    Lajme16 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet, pas dështimit...
    Lajme16 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me rastin e shënimit të 25-vjetorit të zhdukjes së filozofit dhe intelektualit, Ukshin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.