×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sejdiu para 13 viteve reagoi për “ndarjen funksionale” që pretendonte Serbia në Kosovë

    FrontOnline
    20 Qershor 2021

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu më 20 qershor të vitit 2008, kishte mbajtur një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku kishte shfaqur shqetësimin se Serbia kishte promovuar një politikë që udhëheqësit e saj e quajnë “ndarje funksionale” të serbëve nga shqiptarët në Kosovë.

    Ai kishte thënë se Serbia ka organizuar zgjedhje gjatë kësaj pranvere për qeveritë ilegale paralele të komunave në territorin e Kosovës por edhe ka dekurajuar serbët etnikë nga pjesëmarrja në qeverinë e Kosovës apo nga raportimi përmes një zinxhiri komandues mutlietnik të policisë.

    “Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi poaq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog”, kishte thënë Sejdiu.

    Sejdiu gjatë këtij fjalimi ishte fokusuar te shpallja e pavarësisë në përputhshmëri me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, njohjet e pavarësisë, që në atë kohë ishin 43, miratimin e 40 ligjeve në Kuvend, hyrjen në fuqi të Kushtetutës dhe fundin e periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...
    Lajme03 Maj 2024
    Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.