×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku përplaset keq me regjisorin propagandistik serb

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar turneun që do të mbajë në Mal të Zi Boris Malagurski, regjisor serb si dhe mohues i gjenocidit, për hir të një dokumentari të cilësuar si propagandistik.

    Çitaku, nëpërmjet një sërë replikash me regjisorin serb në ‘Twitter’, e ka cilësuar atë si “propagandist politik”, e jo artist. Po ashtu, për të ka thënë se është mohues i gjenocidit.

    “Boris Malagurski nuk është artist. Ai është propagandues politik. “Aktivist” për mohimin e gjenocidit. Ne bëmë veprimin e duhur disa vite më parë kur e shpallëm atë non-grata në #Kosovë”, ka deklaruar ajo.

    Ndërkaq, si kundër-replikë, Malagurski ka vazhduar me narrativin propagandistik, duke thënë se ai “do kthehet në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë do ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK’së dhe okupatorët e NATO’s”.

    “Unë do të kthehem në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK-së dhe okupatorët e NATO-s. Së bashku ne do të nxisim një shoqëri multietnike në Provincën tonë Jugore, të hapur për të gjithë, ndryshe nga agjenda juaj politike monoetnike për djegien e kishave”, ka replikuar ai.

    Ish-përfaqësuesja e diplomacisë kosovare në SHBA ia ka përkujtuar regjisorit serb se Kosova është republikë e pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare.

    “Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha. Raportim nga planeti tokë në univers paralel: Kosova është Republikë e Pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Pjesa tjetër nuk meriton asnjë koment, vetëm ha ha ha ha”, ka thënë ajo.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, kanë vendosur të enjten gur themelin për ndërtimin e objektit të...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport...
    Të tjera
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.