×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Nekibe Kelmendi, emblemë identifikuese e një gruaje të pamposhtur

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes së saj.

    “Sot, në përvjetorin e ikjes në amshim përkujtojmë Nekibe Kelmendin, atdhetaren dhe veprimtaren e madhe të kauzës nacionale. Ajo ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave nuk u gjunjëzua asnjëherë. Nekibe Kelmendi tashmë ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe që ia shkaktoj lufta duke iu vrarë nga regjimi serb bashkëshorti dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

    “Si veprimtare e hershme e viteve 90-ta, si Ministre e Drejtësisë nuk kursej asgjë nga vetja për të mirën e vendit. Data e 19 qershorit 2021 mbush një dekadë nga ikja e saj fizike, ne e përkujtojmë me pietet dhe nderimin më të lartë emrin dhe veprën e saj. Gjurmët, sakrifica dhe puna e saj tashmë janë një udhërrëfyes për ne që të ecim përpara duke mos harruar kurrë rrugën e vështirë të personaliteteve si Nekibe Kelmendi”.

    Ndërsa, Kosovarja, vajza e veprimtares Nekibe Kelmendi, falenderoi kryetarin Abdixhiku për nderimin dhe respektin ndaj figurës së nënës së saj për të cilën tha se e kujton si simbol të qëndresës, e cila arriti që vuajtjet t’i shndërrojë në luftë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës./FrontOnline

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kosovarë i gjen me shkelje të të drejtave. Për kushte më të mira dhe...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani,...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar 32 civilët e fshatit Nabërgjan të Pejës, që u vranë nga forcat serbe 25...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.