×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova kremton sot 22-vjetorin e çlirimit

    FrontOnline
    14 Qershor 2021

    Gjakova do të shënojë sot 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit, ku do të kujtohen dhe nderohen dëshmorët e kësaj komune, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për liri.

    Aktivitetet me rastin e kësaj dite do të fillojnë me homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”, në sheshin “Agron Rama”, varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Meje dhe varrezat e martirëve në Çabrat, për të vazhduar me ndarjen e medaljeve për familjet e dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

    Një program muzikor për fëmijë do të mbahet në Parkun e madh të qytetit, për të vazhduar me shfaqjen e mozaikut “Djemtë e Asfaltit”, punuar nga Alkent Pozhegu në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi”.

    Aktivitetet me rastin e 22-vjetorit të çlirimit, do të përfundojnë në mbrëmje me hapjen e ekspozitës kolektive Galeria e Arteve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” dhe një koncert festiv në Parkun e madh të qytetit.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Vip06 Maj 2024
    Dramat nga këngëtarja Fjolla Morina nuk kanë të ndalur. Pas shumë kohësh sërish mori vëmendje me një veprim. Në “Instastory”, ish-bashkëshorti Fisnik...
    Sport06 Maj 2024
    Trajneri spanjoll, Julen Lopetegui pritet të rikthehet sërish në Premierligë. Lopetegui do ta marr drejtimin e ekipit të West Hamit nga sezoni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.