×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    ​5 raste të dhunës në familje brenda një dite

    FrontOnline
    12 Qershor 2021

    Dhuna në familjet kosovare vazhdon të jetë shqetësuese. Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, e ku cak kanë qenë gratë.

    Rastet kanë ndodhur në 5 qytete të ndryshme të vendit.

    Ky është raporti i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:

    Prishtinë 10.06.2021 – 22:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur që të ketë trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet.

    Podujevë (NN) 11.06.2021-13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe vëllain e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Lipjan 11.06.2021-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është keqtrajtuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    Prizren 11.06.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Mitrovicë 11.06.2021 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet./FrontOnline

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Kronika08 Maj 2024
    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të...
    Kronika08 Maj 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dyshohet se ka kryer veprat “Prodhimi dhe përpunimi i...
    Lajme08 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron për Front Online se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen. Ai thotë se shteti...
    Kronika08 Maj 2024
    I akuzuari në rastin “Bon Vivant 1”, Masar Gërdovci, me të filluar seanca ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Sherif Krasniqi u...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.