Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Milloshevë të Obiliqit.
Rasti në Polici është lajmëruar nga pronari i shtëpisë.
Ai ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij me forcë dhe nga aty kanë vjedhur një televizor, dy telefona mobil një pasaportë suedeze dhe 100€ para.
Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./FrontOnline