Dy persona janë therë me thikë mbrëmë në rrugën “Bahri Fazliu”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës, përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur disa persona mes vete, transmeton FrontOnline.
Personat e dyshuar të cilët kanë kryer veprën gjenden në arrati.
Kurse, dy viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./FrontOnline