×
  • Kronika
  • Kronika

    Aksidenti me katër viktima në Ferizaj, arrestohet një person

    FrontOnline
    06 Qershor 2021

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se sot rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër persona, ndërsa, një person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

    Për aksidentin me fatalitet është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. I dyshuar për vepren penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    “Lidhur me rastin në fjalë, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha Njësitet e Policisë, ekipet e mjekësisë ligjore, eksperti i komunikacionit dhe Prokurori i Shtetit, ku, me urdhër të tij, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare, raporton Gazeta Express, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë akoma të ditura.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

    “4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

    Ndërsa policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.

    Pas aksidentit me katër viktima ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

    “U trondita kur mësova lajmin se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, sot, ndodhi një aksident me përmasa tragjike, e ku humbën jetën 4 qytetarë dhe një u lëndua rëndë. Të pikëlluar jemi sot të gjithë, nga ky aksident tragjik. Jemi me familjarët e viktimave në këto orë të rënda për to. Presim që sa më parë të zbardhen shkaqet që çuan në aksident dhe apelojmë për shtim të kujdesit në trafik. Njëkohësisht i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit nga ky aksident. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve e të njohurve të viktimave që humbën jetën sot tragjikisht në këtë aksident rrugor”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Kronika21 Tetor 2024
    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24...
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...
    Kronika21 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Rrëmbim”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë....
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Opinionistja, Olta Gixharri ka komentuar imitimin e Rezit ndaj Burimit, njofton Klankosova.tv. Derisa ka përgëzuar qasjen e Burimit ndaj klipit të shfaqur,...
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me...
    Vip21 Tetor 2024
    Del klipi i përplasjes së Rezit me Gresën – Ja si nisi gjithçka! Gjatë spektaklit të BBVK, është shfaqur klipi i përplasjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.