
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka inkurajuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Në profilin e tij në Twitter ai ka shpërndarë linkun e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku thekson se ky institucion i merr seriozisht parregullësitë e raportuara nga qytetarët.
Kujtojmë se gjedhjet do të mbahen këtë të diel, më 6 tetor, vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt./Front Online/