×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë në mes të nxënësve

    FrontOnline
    30 Maj 2021

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me incidentin e ndodhur ditë më parë në lagjen “Dardania”, në Prishtinës, ku ishin përfshirë disa nxënës.

    Sipas Policisë, ndaj të dyshuarve gjyqtari i procedurës paraprake iu ka vazhduar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

    “Në incidentin i cili kishte ndodhur jashtë objektit dhe hapësirave shkollore, njëri prej nxënësve kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor, përderisa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast. Policia e Kosovës lidhur me këtë rast por edhe rasteve tjera të cilat kryesisht kanë ndodhur jashtë objekteve dhe hapësirave shkollore, e të cilat nuk janë ndërlidhur me procesin mësimor apo me sigurinë në shkolla, ka ndërmarrë dhe po vazhdon të ndërmerr veprime konkrete përmes planit operativ “ Siguria në Shkolla”. Përmes këtij plani Policia e Kosovës synon parandalimin e incidenteve në shkolla dhe për rreth tyre si dhe ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme përfshirë sigurinë në shkolla dhe rreth tyre. Përveç planeve operative që janë në vijueshmëri, policia ka angazhuar edhe njësi patrulluese me rroba civile, zyrtar sektorial dhe zyrtarë policor të njësisë së komunitetit, të cilët organizojnë takime me drejtori të arsimit komunal, drejtori të shkollave, kujdestar të shkollave, me këshille komunale për siguri në bashkësi, me këshille lokale për siguri publike me këshille të prindërve si dhe në vazhdimësi mbajnë ligjërata të ndryshme në mënyrë që të sensibilizojnë nxënësit dhe të parandalohen dukuritë e tilla negative. Të gjitha këto plane, veprime dhe aktivitete policore janë në përputhje me Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, përmes të cilave synohet ngritja e mëtejme e sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe sigurisë në shkolla dhe për rreth tyre”, thuhet në njofitm.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...
    Kronika21 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Rrëmbim”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë....
    Kronika21 Tetor 2024
    Të dielën në Zernosek të Leposaviqit, Policia e Kosovës ka hasur në një të dyshuar serb i cili e ka kaluar ilegalisht...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka publikuar një video gjatë ecjes së tij në majën e Rakovicës në afërsi të Istogut....
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë. Gjatë fjalës...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar. Në...
    Lajme21 Tetor 2024
    Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në shifra trefishore. Këtë e ka thënë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Sipas deputetit të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.