Një person nga fshati Rakovinë i Komunës së Gjakovës gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij nga dollapi, i është vjedhur kasaforta në të cilën e kishte pistoletën me 12 fishek dhe tre karikator të zbrazët.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Fsh. Rakovinë, Gjakovë 29.05.2021 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë nga dollapi i tij, i është vjedhur kasaforta në të cilën e kishte pistoletën me 12 fishek dhe tre karikator të zbrazët. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.