Një qytetar, punëtor i një poste private ka informuar se derisa ishte duke dërguar një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro para të gatshme.
Sipas viktimës, personat kanë përdorur sprej dhe elektroshokë.
Rasti ndodhi në qytetin e Gjilanit, ndërsa është duke u hetuar.