×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Amerikanët nuk hidhërohen kur kërkojmë shtet 100%, por gëzohen

    FrontOnline
    29 Shtator 2019

    I nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot fshatin Loxhë të Pejës, ku ka folur me banorët e kësaj ane.

    Haradinaj ka folur për marrëdhëniet me ndërkombëtarët si dhe ka shpjeguar para tyre programin qeverisës.

    Haradinaj ka thënë se amerikanët nuk hidhërohen kur Kosova është e vendosur që ta realizojë shtetin 100%. Sipas tij, është e kundërta, ata gëzohen për këtë fakt. “Sa i përket marrëdhënieve me aleatët, është që interes jonë i madh është te jemi 100% shtet.

    Kujtohet që ne duhet me shku dhe me ia spjegu aleatëve dobinë që e kanë nga shteti ynë. Psh Amerika në bazë të asaj për çfarë ne qëndrojmë, ata e zhvillojnë politikën dhe raportin e saj me ne. Na nuk i idhnojmë ata, na i gëzojmë ata kur i themi që jemi për shtet 100%”, ka thënë Haradinaj para banorëve të Loxhës.

    Haradinaj ka theksuar se më mirë është me dhënë dorëheqje një kryeministër se sa ta dëmtojë interesin nacional “Nëse një kryeministër e mbronë vetëm veten, bëhen dëme të paparashikueshme për shtetin”, ka theksuar ai. Haradinaj ka thënë se qeveria e tij e re do të merret me zhvillimin ekonomik, me fokus në sektorin privat.

    “Në të ardhmen dojmë me zhvillu ekonominë, sektorin privat me zhvillu. Sektori publik është rahatu mirë, kemi Ligj për Paga, ka paga të rritura. Po duam që ta thjeshëzojmë burokracinë. Me u kriju një fond për sigurimin shëndetësor.

    Në arsim dojmë me u kujdes, që arsimi me u zhvillu bashkë me ekonominë. Jemi të vendosur që t’i bëjmë shtesat për fëmijë, me i përkrahë lehonat dhe nënat vetëushqyese”, ka thënë ai.

    Po ashtu, i nominuari për Kryeministër ka bërë një rikujtim të punëve që ka kryer qeveria e tij në 18 muajt e kaluar.

    “Këto dy vjet që shkuan të qeverisjes, sado që në rrethana të vështira, kemi ushtri, që Kosova të mos mbetet pa mbrojtje. Trepçën e mbrojtëm. Edhe atyne që nuk prituan me na i rrënu shtëpitë, ia vendosëm taksën 100%. Taksa është me tregu se kush është zot shtëpie”, ka theksuar Haradinaj./Front Online/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.