×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

    FrontOnline
    28 Maj 2021

    Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Malë Sejfijaj. Ai po kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

    Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të të kërkuarit, me qëllim arrestimin e tij.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë./FrontOnline

    Komunikata e plotë:

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

     MALË (Agim) SEJFIJAJ i lindur me 01.08.1986 në Gllogjan- Deçan

    I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

     “Lëndim i rëndë trupor”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    – E-mail adresa: [email protected]

     

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar...
    Lajme21 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka ndarë disa “shpjegime dhe pyetje publike për Qeverinë” lidhur me punësimin dhe papunësinë. Rukiqi tha se rihapja...
    Lajme21 Tetor 2024
    Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër...
    Të tjera
    Kronika21 Tetor 2024
    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë. Në Lipjan një burrë është...
    Kronika21 Tetor 2024
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. “HETIM I VDEKJES- Prishtinë 20.10.2024-20:00. Është...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shkodër. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar për FrontOnline se mos formimi i disa fondeve janë si pasoj e dështimeve të...
    Sport21 Tetor 2024
    Bekim Kovaçi i SHAM Prizreni D&G e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë. Ai ka fituar në garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.