×
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim për ferizajasin, dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën nën 14 vjeç

    FrontOnline
    22 Maj 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për Q.H. pasi i njëjti dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjecare në banesën e tij.

    Sipas prokurorisë i pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën lindur me 2007.

    Sipas prokurorisë i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet , kur e ka kryer aktin seksual me të dëmtuarën , edhe pse sipas prokurorisë vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim.

    Njoftimi i plotë:

    Ferizaj 22 maj 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.H. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se natën mes datave 20.05.2021 dhe 21.05.2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, përkatësisht në banesën e tij, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën lindur me 2007 – pra është e moshës nën 14 vjet, edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet , ka kryer akt seksual me të dëmtuarën , edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim, por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, e konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “ pëlqim ” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim .

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...
    Kronika20 Tetor 2024
    Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, nën dyshimin për vjedhje. Sipas policisë, rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.