×
  • Kronika
  • Kronika

    Ferizaj: Kërcënoi vëllaun e tij për shkak të borxhit, gjykata cakton masën e paraburgimit

    FrontOnline
    21 Maj 2021

    A.K nga Ferizaj ka kërcënuar vëllanë e tij, duke i thënë se “një okfirë ka me zbrazë në ty”. Kjo ka ardhur si pasojë e një borxhi që kishin mes vete.

    Si pasojë e kësaj, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘kanosja’.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 20.05.2021 në Ferizaj, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit ka kanosur seriozisht me fjalë dhe gjeste të dëmtuarin- vëllain e tij H.K., në atë mënyrë që disa ditë më parë përmes telefonit i ka dërguar sms dhe e ka kanosë me fjalët se: “një okfirë ka me zbrazë në ty”, pastaj nën posedimin e armës të llojit HS me caliber 9 MM, ka lëvizur me armë në shtëpinë e tyre dhe kjo kanosje kishte ardhur rreth një borxhi në mes tyre dhe me këtë i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri të dëmtuarit

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

    Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Kronika17 Tetor 2024
    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Maqedonci dhe...
    Lajme17 Tetor 2024
    Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se raporti i Bankës Botërore me një grafikë e demanton “narrativën propagandistike” të qeverisë për rritje...
    Lajme17 Tetor 2024
    Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë të ditur se sot ka qenë në vizitë në Beograd. Ziadeh atje është...
    Lajme17 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska, vizitën e punës në Berlin e filloi me takim...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi sipas një raporti të Bankës Botërore në Kosovë janë të punësuar vetëm 37 për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.