×
  • Opinione
  • Opinione

    Qeveria dhe qeverisja, rrezik për sigurinë nacionale

    FrontOnline
    21 Maj 2021

    Që nga Tetori 2019, kur u konsolidua Qeveria Kurti 1, e deri te Qeveria Kurti 2, kemi qeveri apo qeverisje ad-hock, pa program dhe pa objektiva të kjarta e të matshme. Tashmë pra kuvendit është ofruar një program qeverisës i cili mund të kualifikohet si ligjet që mbulojnë zbrazëtirën juridike në shoqëri , “më mirë një ligj i dobët se sa pa të fare”.

    Në këtë unison mundë të thuhet “më mirë një program i dobët se sa pa të fare”. Kjo për faktin se kemi ët bëjmë me një përmbajtje teorike dhe ideologjike të pa zbërthyer, si dhe përcaktim filozofik miksturë demagogjike. Shqetësues është prioritetitzimi i objektivave të cilat strategjikisht determinojnë stabilitetin politik, ekonomik, imazhin e shtetit si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe si konsekuencë edh sigurinë nacionale.

    Çdo qeveri ka të drejtë në reforma për më mirë. Por, këtu ka shenja të kapjes pushtuese të shtetit duke e dëmtuar sistemin politik e shtetërorë.
    Prej datës 19 Maj, po funksionojmë edhe pa përfaqësim diplomatik. Pra, Republika e Kosovës ka ndërprerë komunikimin diplomatik me botën, me konkretisht në një datë ndërpritet komunikimi ndërshtetëror me 23 vende që e kanë njohur Kosovën si shtet.

    Me vendim politik, janë suspenduar 23 misione diplomatike me një fjalë e tërë politika e jashtme është OUT.

    Kjo përbënë skandal diplomatik në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo është rezultat i pamaturisë politike, që përçojnë mesazhe politike që e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe tregojnë për jo funksionalitetin institucional dhe dezorganizim shtetëror e sistem jo stabil politik.
    Kjo tregon jo seriozitet, infantilitet dhe arrogancë që nuk e duron sistemi shtetëror.

    Por ajo që është më shqetësuese është çështja se kur do të konsolidohet ky shërbim. Për sa kohë do të mbetemi në “terr” diplomatik kur dihen procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve që nga propozimi nga Ministria e Jashtme, në koordinim me kryeministrin, trajtimi nga Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, dërgimi i tyre në Presidencë, për dekretim nga presidenti i Republikës dhe faza finale e pranimit nga shteti nikoqir. Kjo procedurë merr disa muaj kohë.

    Kjo situatë e përcjellë edhe me deklaratat denigruese në forume ndërkombëtare, të Ministres së jashtme, në adresë të shtetit, në unison me vlerësimet e shteteve të predispozuara armiqësisht ndaj Kosovës; Sjellja e pa takt e presidentes në takimin e liderëve të rajonit në Bordo- Brijone; pastaj deklaratën e Kryeministrit në “darkën e gabuar” të Brukselit për “nevojën e pastrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga kriminelët e luftës dhe të paqes” duke gjeneralizuar dhe etiketuar kështu vetëm lidershipin e Kosovës që po mbahen në TS të Hagës, apo edhe tjerë që mund të pritet të përfshihen në aktakuzë, e që ka nga ta edhe sot, në institucionet e Kosovës.

    Kjo së pari është ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë ndaj të akuzuarve në TS Hagë, apo këtu në institucione e jashtë tyre. Por, kjo deklaratë është përjashtuese në interpretim dhe realitetin faktik, për liderët tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor, meqë i parafrazuari presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç apo “Gebels” i Millisheviçit, pastaj presidenti i RS në BeH Milorad Dodik, as që janë të supozuar me aktakuzë nga kushdo, as nga Kosova apo qeveria Kurti, si kriminelë as të luftës, as të paqes. Përkundrazi u barazuan kriminelët serb me të supozuarit nën aktakuzë shqiptarë, për kryerje krimesh endë pa u kualifikuar me shqyrtim dhe vendim gjykate si të tillë.

    Gjeneralizimi, në drejtësi është vepër penale, ndaj Kryeministri dhe Ministrja e tij e jashtme, për këto e të tjera duhet të japin së paku dorëheqje morale.
    Këto sjellje skandaloze politike, diplomatike dhe institucionale, jashtë dhe brenda vendit, me theks atakimi i kushtit për veprim në koordinim në procesin e RSSS, në formë të shkruar dhe njëanshëm nga KFOR/NATO ndaj FSK respektivisht Ministrisë së Mbrojtjes, për përdorimin e Forcave në veri të vendit, janë cenim i drejtpërdrejtë i sigurisë nacionale, ndaj duhet të vihet në veprim Këshilli për Siguri Nacionale, për takim urgjent.

    Këto veprime janë të pa matura e të dëmshme, kur dihet se KFOR/NATO janë me mandat të KS/OKB. Kosova përkatësisht FSK, ka pozicion subordinues hierarkik me këto forca.

    A duhet faturuar këto sjellje paranojave psiko-politike, detyrimit nga e kaluara dhe e tashmja hendikepuese apo mungesës së dijeve profesionale, kjo do shqyrtim nga mekanizmat përkatës të sigurisë, dekriminalizimit të institucioneve dhe lusracionit inteligjent.

    Këto veprime dhe sjellje jo racionale politike e bëjnë jo stabil politikisht e institucionalisht shtetin, mbjellë pasiguri dhe me këto veprime dezorganizuese e bëjnë edhe shtet jofunksional.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Opinione07 Shtator 2024
    Artan Nimani Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së...
    Opinione06 Shtator 2024
    Nga Plator Kalakula Pak ditë më parë kishte vdekur nënë Tereza. Nga kryeqyteti kishin ardhur udhëzime për të hapur një libër ngushëllimesh...
    Opinione05 Shtator 2024
    Nga Janusz Bugajski Pushtimi i territorit rus, në rajonin e Kurskut, nga ana e Ukrainës, nuk është thjesht një operacion ushtarak. Mbi...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.