Një person është goditur me thikë në dorë dhe shpinë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej”, dje rreth orës 15:48, ka njoftuar Policia përmes raporti 24 orësh.
I dyshuari i cili kishte sulmuar viktimën është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe është liruar në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./FrontOnline