Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se ai ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti është raportuar se ka ndodhur në Drenas dje rreth orës 19:00.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 18.05.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline