×
  • Lajme
  • Lajme

    ​PDK akuzon Bahtirin për degradim institucional, fton organet e drejtësisë për hetim

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, i është kthyer konferencave për shtyp përmes sekretarit të saj, Valon Brahimi, i cili ka akuzuar qeverisjen lokale në këtë komunë të udhëhequr nga VV, për degradim institucional gjatë tetë viteve me radhë.

    Sipas tij, mashtrimi qytetar ishte kauza që i parapriu ardhjes së Agim Bahtirit në pushtet dhe u bë parim që e përcjelli përgjatë tërë viteve të keqqeverisjes së tij.

    Ai theksoi se pushteti aktual i VV-së në krye me Agim Bahtirin, jo vetëm që nuk përmbushi premtimin e madh të hapjes së 15 mijë vendeve të punës dhe nuk e çrrënjosi korrupsionin, por qytetarin e rëndomtë mitrovicas e zhyti më tej në varfëri.

    Brahimi: LVV degradoi gjithçka në Mitrovicë

    ”Po bëhen pothuajse tetë vite që kur mori rrugë degradimi institucional në komunën e Mitrovicës… Mashtrimi qytetar ishte kauza që i parapriu ardhjes së Agim Bahtirit në pushtet dhe u bë parim që e përcjelli përgjatë tërë viteve të keqqeverisjes së tij… Pushteti aktual i VV-së në krye me Agim Bahtirin, jo vetëm që nuk përmbushi premtimin e madh të hapjes së 15 mijë vendeve të punës, por për më tepër qytetarin e rëndomtë mitrovicas e zhyti më tej në varfëri, jo vetëm që nuk e çrrënjosi korrupsionin, por për më tepër të njëjtën e trashi edhe më duke e stërmbushur administratën komunale me familjarë, miq, kushërinj, nipa e dhëndurë”, u shpreh Brahimi.

    Brahimi potencoi zhvillimet e fundit në sektorin e arsimit në Mitrovicë, përkatësisht përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, për të cilat tha se u përcollën me tendencën e pushtetit komunal të VV-së, për të vendosur kontroll të plotë mbi institucionet arsimore, përmes instalimit të militantëve të tyre partiak në cilësinë e drejtorëve.

    Ai përmendi shkarkimin e drejtorit të deritashëm të Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, vetëm se nuk ka pranuar ndërhyrjen e kryetarit Bahtiri në punën e komisionit profesional të DKA-së.

    Ndërsa kritikoi edhe involvimin e ministres së arsimit, Arbërie Nagavci në këtë çështje.

    Brahimi: Involvimi i ministres Nagavci në përzgjedhjen e drejtorëve, dëshmon politizimin në arsim

    ‘Shqetësues është fakti që në një proces i cili në kushte normale do të duhej të udhëhiqej nën frymën e ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë çështjen e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, u karakterizua me involvimin direkt jo vetëm të kryetarit Bahtiri, i cili duke përdorur autoritetin e tij nga pozicioni i kryetarit, përmes ushtrimit të ndikimit u mundua të diktojë punën e komisionit profesional të DKA-së në funksion të realizimit të agjendës së tij politike, por për më keq edhe involvimin e ministres së arsimit Nagavci. Këtë e pohoi edhe vet Bahtiri dje kur kumtoi kinse arsyet e shkarkimit të drejtorit të DKA-së Ferizi…. Involvimi i ministres së Arsimit Nagavci në diskutime brenda ambienteve të zyrës së kryetarit Bahtiri se kush duhet të zgjidhet drejtor, me shami apo pa shami, para se komisioni të dërgojë emrat e propozuar të kandidatëve, flet për seriozitetin dhe vendosmërinë e pushtetit komunal të VV-së në ikje, që me çdo kusht dhe mjet për të vendosur kontrollin politik mbi këto institucione përmes politizimit të tyre me militantë partiakë”, ka thënë Brahimi.

    Ai shtoi se përtej çdo denoncimi politik, medial dhe qytetar, logjikshëm rrjedh apeli se ky proces duhet të hetohet edhe nga organet kompetente ligj zbatuese në mënyrë që komunës dhe sektorit të arsimit në Mitrovicë t’iI kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur tash e tetë vite.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.