×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Opozita kritikon programin e Qeverisë Kurti 2

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës e kanë kritikuar ekzekutivin rreth programit qeverisës të cilin kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot.

    Derisa u pyet për sigurimin e buxhetit për skemat sociale, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e borxhit publik, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka debatuar me ish-ministrat e Financave të cilët tani janë deputetë në opozitë, rreth skemave sociale, rritjes së pagës minimale dhe borxhit publik.

    “U kritikuan edhe skemat sociale dhe u tha që këto kushtojnë kaq e këto kaq. Ta zëmë, përmenden shtesat për fëmijë dhe u kundërshtuan se thanë po kushtonin 60 milionë euro. Pyetja që duhet të bëhet është a duhet të aplikohen shtesat për fëmijë apo jo, e nëse jeni për, po, paratë gjenden. Kur keni pasur para të gjeni t’i paguani 53 milionë euro Bechtel Enka-s me një vendim, besoj se edhe për fëmijë do të gjenden”, ka thënë ai.

    Murati ka thënë se borxhi publik që e kanë marrë ka qenë nën nivelin 1.6 miliardë euro.

    “U fol për borxhin publik, thuajse ne po nisim të krijojmë borxhin publik. Ne kemi shkaktuar deficit për herë të parë. Borxhi publik që e kemi marrë ka qenë nën nivelin 1.6 miliardë euro, të kontraktuara e të ratifikuara kredi në këtë Kuvend janë edhe 600 milionë euro të tjera në pritje, pra vetëm nëse zbatohen çka është bërë deri tash, po flasim për 2.2 miliardë euro. Po ashtu në buxhetin e vitit aktual janë edhe 170 milionë euro letra me vlerë, pra përafërsisht 2.4 miliardë euro është borxhi aktual nëse zbatohen të gjitha marrëveshjet dhe ligjet në fuqi. Tash, po të njëjtit njerëz që e kanë prurë nivelin e borxhit publik në 2.4 miliardë euro, kthehen dhe thonë keni me e bë borxhin për katër vjet e ardhshme 3 miliardë”, ka thënë ai.

    Në anën tjetër, ish ministrja e Financave në qeverinë kaluar, Hykmete Bajrami ka kërkuar që të bëhet e ditur se kur do të merret vendimi për ngritjen e pagës minimale dhe kur do të realizohen shtesat për fëmijë.

    “Sa i përket borxhit, më lejo të them, që borxhi më 31 dhjetor 2020 ka qenë 1 miliardë e 529 milionë. Ju keni planifikuar të hyni në borxhe të reja edhe 1 miliardë e 690 milionë. Këto janë borxhe të reja, borxhet e letrave me vlerë, borxh i brendshëm janë 170 milionë dhe 160 milionë ri-financim dhe ka kufizime prej të gjitha institucioneve të cilat blejnë letra me vlerë dhe gjithashtu e ke arritur kufizimin sepse ke 65 për qind borxh të brendshëm në krahasim me 35 për qind që sot ka borxh të jashtëm. Buxheti me 2020, zoti Murati, krejt grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në krye me ju si ish-kryetar i komisionit për buxhet dhe financa e keni votuar, atëherë kë po e kritikojmë? Nëse nuk është duke të pëlqyer, atëherë bë rishikimin!”, ka porositur Bajrami.

    Ndërsa deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministër i Financave, Bedri Hamza ka thënë se masat që bëjnë pjesë në program qeverisës, të prezantuar sot, nuk janë të reflektuara brenda kufijve buxhetorë.

    “U përmend paga minimale, bëje 250, bëje 300, por te ligji për veteranët është ndryshuar ligji, por derisa të mbyllet lista, të përfundohet lista, mbetet në fuqi ligji i vjetër. Lexo mirë! Lavdërimet se do të vazhdojmë rrugën për Pejë, dhe duhet ndërtuar atë rrugë, edhe për Mitrovicë, edhe shumë projekte të tjera, dhe i keni gjetur marrëveshjet e ratifikuara në Kuvend me financim të gatshëm, dhe me thënë po ju na keni lënë kontrata se po na rritni borxhin publik, kjo është kollaj, nëse nuk doni të vazhdoni rrugën për Pejë, për Mitrovicë, ndërpritni kontratat, nuk rritet borxhi publik. Por e vërteta është që ju keni planifikuar ta rritni borxhin publik në mënyrë enorme, dhe problem tjetër është që nuk do të ngelet në këtë nivel nëse edhe premtimet e tjera nuk janë brenda kufijve buxhetorë”, ka thënë Hamza.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.