×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bislimi dhe ambasadorja e Maqedonisë flasin për mbledhjen e dy qeverive

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

    Ambasadorja Jusufi e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja. Ajo theksoi se Kosova mbetet partnere e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, me të cilën realizohen shumë projekte të përbashkëta, si në fushën e ekonomisë e tregtisë, ashtu edhe në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

    Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe urimet dhe shtoi se Kosova do të punojë me të njëjtin përkushtim në intensifikim të marrëdhënieve bilaterale me Maqedoninë e Veriut në rrafshin politik, tregtar, ekonomik, e kulturor. Ai tha se ky përkushtim do të fillojë menjëherë me realizimin e një vizite zyrtare, si dhe organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive, së shpejti.

    Sipas njoftimit të ministrisë, në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet si dhe procesin e vaksinimit.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Lajme08 Maj 2024
    Mentor Hoxhaj, kryesues i komunitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi, thotë se ky sulm nuk është hibrid por sulm i thjesht në faqe...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Prishtinë kanë thënë se Kosova mund të përfshihet në rend dite të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, e cila u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë mundur të votojnë sot në raundin e...
    Vip08 Maj 2024
    Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën se vendi i saj është i bindur se Rusia duhet ta humbasë luftën në...
    Vip08 Maj 2024
    Ambasadorja Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv,e ka mbështetur artisten Eden Golan që do të përfaqësojë shtetin izraelit në festivalin e Eurovisionit. Ajo,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në Tetovë, komunën me më së shumti banorë shqiptarë nuk ka pasur asnjë problem të raportuar në Komisioni Qendror të kësaj njësie....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.