Katër persona janë arrestuar dje në Vushtrri pasi kanë sulmuar me shkop druri dy persona tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre në Vushtrri, rreth orës 15:30.
Policia e Kosovës ka konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdor për rrahje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar.
“Vushtrri 13.05.2021 – 15:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar me shkop druri në oborrin e tyre dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast”, thuhet në raportin e policisë.