Një qytetar është goditur nga një veturë në lëvizje në qytetin e Podujevës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:20, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./FrontOnline