×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ngjarje e rëndë: Motra vret motrën në Fushë-Kosovë

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Një grua është gjetur e vdekur mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

    “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

    Ai tha se sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ka elemente të vdekjes së dhunshme, por rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

    “Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon nesër ceremoninë e hapjes së...
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar Klinën sonte. Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se në...
    Lajme20 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjlanit e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje është...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim...
    Lajme20 Tetor 2024
    Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, ‘komunitet i cili...
    Lajme20 Tetor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se Policia e Kosovës, po bën aksione në veri, pa dallime etnike....
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kështu bëhet e ditur në raportin e rregullt ekonomik të Bankës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.